Rahoveci e pret Bashkimin në Gjakovë sot nga ora 20:00.

Sfida do të zhvillohet në termin të përshtatshëm për adhuruesit e klubit të qytetit.

Rahoveci në këtë sfidë hyn pas fitores në javën e parë, kurse Bashkimi pësoi humbje nga Ylli.

Rahoveci kërkon fitore dhe hakmarrja ndaj Bashkimit të dobësuar, dhe kështu të shkojë me formë perfekte në Suharekë një javë më vonë për ta mposhtur Yllin dhe për të vazhduar rekordin fantastik ndaj rivalëve të përbetuar.

Në këtë ndeshje pritet të luajnë edhe tri amerikanët që nuk patën të drejtë loje në ndeshjen e parë ndaj Boreas.

/Rahoveci24/