Edhe pse u tha se komuniteti serb në Rahovec pengoi xhirimet e videoklipit të ri të këngëtarit, Labinot Rexha, një gjë e tillë nuk ndodhi pasi xhirimet u përfunduan me sukses.

Kështu tha producenti i videoklipit për Klan Kosova. Ai potencoi se zgjedhja është bërë për shkak të vjetërsisë së një prej lagjeve të qytetit të Rahovecit, jo pse aty jetojnë komuniteti serb.

Ndërkaq, producnti i klipit nga kompania Artivison mohoi se xhirimet ishin ndërprerë, pasi thotë se ai refuzoi të bënte një gjë të tillë përkundër kërkesës së serbëve.

Në anën tjetër, këngëtari Labinot Rexha deklaroi se ai mori shembullin e Francës dhe Gjermanisë që punojnë së bashku përkundër konfliktit shumëvjeçar dhe beson se xhirimi i klpit shpalos të vërtetën se serbët nuk e kanë tejkaluar atë kaluarën.

Klipi me motive tradicionale shqiptare që flet për ceremoninë tradicionale të martesës publikohet në ora 18:00. Balada titullohet “Çika e Babës”.