Është mbajtur dëgjimi publik më i turpshëm që nga paslufta, për atë që do të jetë projekti më i turpshëm e që do të shënojë historinë famëkeqe të komunës së Rahovecit.

Kryetari Smajl Latifi po bën gjithçka, pos të veprojë si kryetar i komunës së Rahovecit.

U mbajt dëgjimi publik i cilu u idejua që të dëgjojë kërkesat e qytetarëve, megjithatë, aty u prezanuta një plan tashmë i vendosur, që përmbush të gjitha interesat personale të Smajl Latifit dhe partnerëve të tjerë të Ramush Haradinajt nga radhët e AAK-së.

Në këtë dëgjim të turpshëm ku mori pjesë edhe ministri i Inftastruturës, nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, u prezantua plani i cili largon hyrjen në këtë autostradë nga qyteti për 14 kilometra.

Pas autostradës nga Suhareka, tash edhe autostrada e Dukgjinit po largohet nga qyteti i Rahovecit për plot 14 kilometra.

Madje, në formë të pafytyrë, Smajl Latifi ndërpreu fjalën e qytetarëve të Rahovecit, të cilët kërkuan prezantimin e të pesë ideve, ku plani numër 1 ishte paraparë të lidhej në Fortesë, duke krijuar një potencial për zhvillim të hatashëm ekonomik dhe ruajtjen e pasurisë, Drinit të Bardhë.

Drini i Bardhë sipas planit që po vendoset pa u pyetur qytetarët e Rahovecit do të shkatërrojë këtë pasuri të madhe natyrore dhe potencialin e saj për zhvillimin turistik, vetëm e vetëm për përmbushjen e apetiteve të bosëve të partisë së Smajl Latifit, AAK-së dhe bashkpuntorëve të tyre.

Rahoveci kështu po lihet edhe një herë anash.

Rahoveci24 në ditët në vijim do të sjellë detaje ekskluzive nga ky dëgjim publik dhe po ashtu detaje se si kjo autostradë e Dukagjinit shihet si një mundësi e keqpërdorimit të parasë publike në dëm të zhvillimit të një komune të tërë. /Rahoveci24/