Kryetari i komunës, Smajl Latifi, ka shprehur bindjen e tij se shumë shpejt fillon faza e fundt e punimeve të palestrës.

Bindjen Latifi e shprehu pas memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar me ministrinë e Sportit.

Tash, komuna do ta hapë tenderin dhe me afat prej 10 ditësh pritet të shpallet fituesi. Ndërkaq komuna do ta ketë përgjegjësinë për t’i inspektuar punimet kurse mjetet i ka siguruar qeveria e Kosovës.

Postimi i plotë i Latifit:

Po i japim fund zvarritjeve dhe vonesave të gjata gati 10 vjeçare rreth palestrës së sporteve në Rahovec.

Sot, në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe MKRS-së për Palestrën Sportive në Rahovec.

Në memorandum parashihet që procedurat e prokurimit t’i kryej Komuna jonë.

Jam i bindur se palestrën do ta përfundojnë në afat kohor sa më të shpejtë.

Në këtë vit qyteti i Rahovecit do të bëhet me palestër sportive.

SL