Një projekt modern me arktiekturë unike – ky do të jetë projekti për stadiumin e ri të Rahovecit.

Stadiumi i qytetit “Selajdin Mullabazi – Mici” ka kaluar disa herë në renovime të thjeshta, por tash si duket do të ndërtohet nga fillimi

Faton Ispahiu me anë të një publikimi në rrjetet sociale ka konfirmuar se projekti i tij është fitues për stadiumin e qytetit nga MKRS.

Edhe pse projekti i tij është shpallur fitues, komuna e Rahovecit nuk ka bërë asnjë konfirmim.

Madje, drejtorë të caktuar të komunë së Rahovecit kanë paralajmëruar shkatërrimin e stadiumit aty ku është, për ndërtimin e një sheshi, ide e vjetër e diskutuar në mesin e qytetarëve dhe dashamirëve të Rahovecit.

Stadiumi u besua se do të ndërtohej në periferi dhe mbetet të shihet nëse ky stadium që ka fituar projektin nga MKRS do të ndërtohet aty ku është apo në periferi.

Stadiumi do të jetë i kategorisë së dytë të UEFA-s ku do të mund të zhvillohen ndeshje ndërkombëtare.