Shoqata “Kultivuesit e Rrushit” ka dalë hapur kundër Smajl Latifit dhe propozimit të tij për autostradën që të ndërtohet sipas variantit numër 5, që i shkon për shtati AAK-së.

Kjo shoqatë me anë të kryetarit Habib Dina ka reaguar duke dalë kundër propozimit të Latifit duke i bërë thirrje të dëgjohet vullneti i shumicës së qytetarëve dhe autostrada të bëhet sipas variantit 1.

Kujtojmë se Dina dhe kjo shoqatë përkrahu Smajl Latifin në fushatën zgjedhore ku ky i fundit bëri shumë premtime.

Dina po ashtu ishte anëtar i këshillit të AAK-së gjatë fushatës.

Kështu shtohen zërat edhe brenda AAK-së kundër propozimeve kryeneçe të Latifit dhe Pal Lekajt.

Shkrimi i plotë i kryetarit të shoqatës së vreshtarëve “Kultivuesit e Rrushit”:

Ishim te gëzuar rreth lajmit qe nje projekt madheshtor qe kalon ndermjet fshatrave te Rahovecit dhe qe I afrohet qytetit ishte nje shprese e madhe per zhvillimim ekonomik te Komunes sone , nje shprese per Bujqit tane , Vreshtaret , Verëtaret, Bizneset, Studentet dhe Qytetaret.

Varianti me i pershtatshe dhe jo rastesisht ishte si variant numer 1, nga 5 variantet e propozuara nga kompania projektuese e Autostrades, dhe po ky variant ishte perkrahur nga nje grup ekspertesh nga Komuna. Asgje më nuk kishte mbetur vetem qe ne debatin publik te thirrur nga komuna me date 31.01.2019 e qe eshte shtyre me 04.02 2019, t’i jipet vula ketij variant ( numer 1.)

Interesimi i madh i qytetareve e mbushi sallen si dhe nje numer ishin ne kembe edhe pse shume nga vendet ishin te rezervuara nga disa qe nuk ishin nga komuna e Rahovecit
Gjithcka filloi mire, ku gjate prezantimit u permenden disa faktor pozitiv, poashtu edhe negative, nese Autostrada prek ndonje resurs natyror, e si fokus e kishin token Bujqesore.

Në debatin publik, personalisht e kam vërejtur se është përmendur më shumë varianti numër 5 që është propozuar nga Pal Lekaj, I cili në Facebook-un e tij personal shkruan:
“Edhe qytetaret e Rahovecit I’u Pergjigjen masivisht kerkeses sone qe te japin kontributin e tyre per realizim e ketij projekti: e krahas kesaj do te angazhohemi qe edhe shtrati I lumit Drin te regullohet”.

Po Minister qytetaret iu pergjigjen masivisht po ishin kunder variantit te propozuar nga ju.
Ja disa Arsye pse varianti numer 1 eshte me i pershtatshem:

1 Prek Tokat Bregore (Tokat e klasit 3-4), toka pa ujitje dhe veshtirë te punueshme.
2. I Lidh te gjithe fshatra dhe I afrohet qQytetit.
3. Tokat per shpronësim jane shume me lirë
4. Nuk I prek tokat në komisacion
5 . Lehtësi në tregti të produkteve bujqësore, për shkak të casjes së afërt në autostradë.

Unë, si anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) gjate fushates, në Rahovec, si Anëtar i Këshillit Kombëtar të Verës së Kosovës, si kryetar i Shoqatës se Vreshtarëve ‘Kultivuesit e Rrushit’, dhe si vreshtar, jam kundër variantit numër 5 që është propozuar për autostradën e ashtuquajtur të ‘Dukagjinit’.

Andaj, unë si votues i kësaj partie, kërkoj nga kryetari Z.Smajl Latifi, të dëgjojë vullnetin e shumicës, dhe të insistojë për variantin numër 1.

I nderuar kryetar, ju lutem mos e lejo fatin e Komunës tonë në dorën e dikujt tjetër, pasi i gjithë populli është në mbështetjen tuaj.