Rahoveci humbi në start të vitit 2020, përkundër paraqitjes së fortë ndaj ekipit pa humbje në Ligën Ballkanike, Academic Bultex.

Por, Rahoveci nga kjo ndeshje fitoi dy super lojtarë, si Jabari Craig dhe Altin Morina që patën mega debutime.

Altin Morina ishte padiskutim më i miri, duke regjistruar 17 pikë, 7 Topa të Vjedhur, 7 kërcime, 4 asistime duke sjelle energji që i ka munguar skuadrës. Pa dyshim, diamanti që Rahoveci ja rrëmbeu Yllit.

Jabari Craig i mbylli gojën kritikëve dhe atyre që dyshuan. Ai pati double double monstruoz me 15 pikë e 14 kërcime.

Rahoveci ndeshjen tjetër e ka me Prishtinën në shtëpi ku fitorja është i vetmi opsion.