Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një qytetar me kombësi serbe pasi i njëjti e kishte sulmuar fizikisht një qytetar tjetër të kombësisë kosovare.

Rasti ka ndodhur në qytetin e Rahovecit, bënë të ditur Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.