Së shpejti pritet që oborri i një prej shkollave më të mëdha të komunës së Rahovecit të ndryshojë pamje.

Sipas burimeve të Rahoveci24 është IOM-i që financon projektin.

Projekti për rinovimin e oborrit do të jetë në vlerë prej 89 mijë eurosh. 12 mijë euro pritet të financojë komuna e Rahovecit.

Procesi është në fazën e tenderimit.

Eshtë e nevojës imanente që të përmirësohet infrastruktura në oborrin e shkollës fillore “Bekim Sylka”, aty ku tash vështirë se po mund ti zhvillojnë aktivitetet nxënësit e që ka qenë kaherë tempulli i dijes dhe i sportit për nxënësit e asaj ane. /Rahoveci24/