Në kohën e luftës në Kosovë ishin future një kontingjent i forcave ushtarake ruse.
Qytetarët e Kosovës në shenjë kundërshtimi kishin dal për t’i parandaluar ushtarët rus që të marshonin drejt qytetit të Rahovecit. Pleqe dhe të rinj ishin shtrirë në rrugë duke parandaluar rusët që të pozicionoheshin në Rahovec.

Traktorë, automjete dhe qerre të ndryshme ishin vendosur në mes të rrugës me qëllim të parandalimit të forcave ruse.

Thirrja për t’i bllokuar rusët ishte bërë nga përfaqësuesit lokal me qëllim që të parandalonin ndërrimin e mbikëqyrjes së qytetit nga ushtarë holandez tek ushtarët rus.

“Nuk e di se çfarë po ndodh saktësisht në këtë moment. Çfarë ne dimë është fakti se ata kanë mbyllur disa rrugë. Banorët na kanë thënë neve se kanë për qëllim largimin e rusëve. Ata kanë organizuar grupe për të bllokuar rrugët.” kishte deklaruar Leitnant – Kolonel Ton van Loon, komandant i NATO-s në Rahovec, raporton ‘zeri.info’.

Në videon e mëposhtme mund të shihni aksionin e qytetarëve të Rahovecit për t’i parandaluar trupat ruse në kohën e luftës.