Atë që e bëri Idriz Vehapi, pra edhe veprën e vetme të mirë të qytetit, ndriçimin publik, duket se kryetari i ri Smajl Latifi edhe më keq po tenton të mos kujdeset fare.

Kështu së paku thonë qytetarët e Rahovecit të lagjes në rrugën Vëllezërit Frashëri në Rahovec.

Një qytetar në kushte anonimiteti ka dërguar fotografi dhe ka konfirmuar se ka një muaj që kjo lagje është në ankth nga mungesa e ndriçimit publik.

“Ju lutemi nëse ka mundësi që të ngritni këtë çështje nuk kemi rrymë publike në rr. Vëllezërit Frashëri që 1 muaj”, thotë qytetari i brengosur për Rahoveci24.

Mbetet të shihet nëse do të ketë reagim institucional pas këtyre pakënaqësive të qytetarëve të cilët shpresën e vetme e gjejnë te mediumet lokale.