Dy të rinj në Gjakovë janë goditur nga rrufeja, pasditen e të shtunës. Njëri nga ta ka ndërruar jetë menjëherë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Krist Gjoka.

“Rasti ka ndodhur në Nivokaz, të Gakovës. Dy personat kanë qenë duke punuar në një objekt ndërtimi kur ka rënë rrufeja. Viktima është 23 vjeçari Sh.K., nga fshati Xërxë i Rahovecit, ndërsa personi tjetër është i lënduar rëndë, por jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gjoka.

Kujtojmë se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte paralajmëruar se vendi do të përballet me stuhi të fuqishme gjatë ditës së shtunë./Telegrafi