Komuna e Rahovecit , nje komunë e cila njihet si ndër më puntorët në vend, por jo puntore në kuptimin e qeverisë lokale por në atë se populli janë puntorë të zellshëm dhe të palodhshëm.

Pos bujqësisë që edhe njihemi për të ne kemi edhe shumë të mira tjera, janë arti,kultura e sporti. Por, problemi është se nuk ka investim dhe punë nga ata që janë përgjegjës për këto sektore. Të rinjët tanë kanë aftësi dhe vullnet, por mungon hapsira për të shprehur ato aftësi.

Klubet tona sportive po arrijnë suksese të shumta, por ne ende nuk kemi nje palestër sportive që këto klube të avancohen sa më shumë e të jenë te gatshëm të arrinë ndoshta edhe majat më të larta te sportit. Shpesh më thonë ” Pse nuk po vjen me punu në Rahovec e me bo diqka për vendin tënd “.

Me deshirën më të madhe kisha me ardhë me u aktivizu e me vepru në vendin tim që jam lind e jam rritë edhe tërë jetën time do të jetë vendi më i mrekullueshëm për mua.Po të kisha mundësit, po të kisha hapsira , po të kisha perkrahje as për punë nuk do e nderroja Rahovecin, por nuk jam i vetmi qe nuk e gjejmë veten në vendin tone.

Po vazhdojmë te kemi shpresë se një ditë vendi im do të jetë ai vend kur cdo i ri do të gjej veten , do të jetë një qytet jo me “i vdekur” por i gjallëruar me plotë rini , me parqe te mbushura dhe me vende për t’u argëtuar e për të shprehur talentin e aftësitë tona.