Kapiteni i KB Rahovecit, Besnik Sharku është rikthyer dhe pritet që t’i bashkohet ekipit.

Sharku pritet që të jetë në 12-shen e skuadrës për duelin ndaj Trepçës.

Sharku ishte i regjistruar në ekipin e Rahovecit, por për arsye personale ka qëndruar në Norvegji.

Nuk dihet nëse Sharku do të performojë deri në fund të sezonit.

Ky ështē lajm i mirëpritur tifozët, pasi që ekipi ka vuajtur në pozitat 4-5.

Me transferimin e Mark Williams dhe rikthimin e Besnik Sharkut kompletohet për një luftë për Kupë dhe kampionat, ku ky sezon mund të jetë me arritje historike.