Grupi i suksesshëm AIDA të cilët i takojnë gjeneratës kur muzika është dëgjuar e ndjerë, ka kohë që i ka munguar skenës, ky grup ndonëse ishte aktiv prej vitit 1996, ata për herë të fundit performuan në vitin 2002, ky grup është një risi e cila i ka munguar Rahovecit një kohë të gjatë.

Mirëpo pritja përfundoi pasi që me ndihmën e institucioneve dhe vullnetin e antarëve të grupit AIDA pritet rikthimi në skenën muzikore.

Kërkesat për rikthimin e grupit ishin të shumta, por ata kanë paralajmruar rikthimin e tyre në rrjetet sociale ku janë postuar edhe videot e para gjatë ushtrimeve, Grupi AIDA do të rikthehet për një super performancë në shtëpinë e kulturës për nder të 10 vjetorit të pavarsisë në shtëpinë e kulturës “Mensur Zymberaj”