KQZ ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Nga këto zgjedhje Rahoveci pati plot 12 kandidatë, ndërsa prej tyre vetëm një kandidat ka arritur të bëhet deputet e ai është Avdullah Hoti, i cili ka rrëmbyer plot 26 mijë vota.
Në vendin e dytë si top i votuar është Idriz Vehapi me 7996 vota, por që kjo nuk mjaftoi që ai të bëhet deputet.

Lista vahzdon me Ibrahim Kryeziun në vendin e tretë dhe Visar Korenicën në vendin e katërt. Ky i fundit mblodhi 4556 vota.

Fatmir Iska mblodhi 3388 vota, kurse Florina Krasniqi, të dy nga AAK mori 3518 vota.

Erlira Mullabazi dhe Bejtullah deliu morën nga 1951 respektivisht 1971 vota.

Sipas këtyre rezultateve, qyteti do të mbetet pa deputet.
/Rahoveci24/