Vazhdojnë reagimet e shumta pas ofendimit të papranueshëm racist të tifozëve të KB Yllit në duelin ndaj KB Rahovecit.

Në komente të reagimeve të qytetarëve të Rahovecit ka qenë Erolld Belegu ai që ka ndërhyrë në Facebook.

Ai ka premtuar se FBK do të merret seriozisht me këtë çështje.

“FBK do të merret me çështjen. Ndërkohë është mirë që të gjithë tifozët me u përkushtu përkrahjes së ekipit të vet dhe jo nxitjes së urrejtjes mes grupeve të tifozëve”, ka thënë Belegu.

Federata pritet të dënojë Yllin me dënim maksimal, humbje 20-0 dhe disa ndeshje moslojë para tifozëve të vet. /Rahoveci24/