Në kuadër të aksionit “AAK në komunën tuaj”, kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë sot ka takuar strukturat e Degës në Rahovec.

Me këtë rast, sipas njoftimit për medie, ai ka takuar është takuar me biznesmenë lokalë, rini dhe autoritetet lokale të Rahovecit.
Aktivitetet e AAK-së në Rahovec ditën e kanë filluar me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.

Në të gjitha aktivitetet e AAK-së në komunën e Rahovecit është nënvizuar kundërshtimi i vendosur i keqqeverisjes në vend, domosdoshmëria e vazhdimit të protestave, një nga të cilat është caktuar më 14 maj, si dhe është folur për vizionin e AAK-së, për proceset e mëtejshme të vendit.

Turi i radhës i “AAK-së në komunën tuaj” do të jetë në Gjakovë, ditën e martë me 19 prill.