Rahoveci U18 me basketbollistët premtues ka arritur të triumfojë ndaj Penzës në Pejë me rezultat 69-66.

Sfida ishte dramatike duke ditur fuqinë e shkollës së klubit të Pejës që tradicionalisht ka pasur kategori të reja të forta.

Por, Rahovecit po i vjen një gjeneratë e artë ku gjurmë po lënë yjet e të ardhmes si Bardhi Rexha, Visar Ejupi, Ahmet Jupa, Altin Selmancena, Indrit Krasniqi, Dinor Tara e të tjerë super të rinj.

Në përkrahje të tyre ishin edhe superyjet e ekipit A, Andre Washington dhe Arian Qallaku.

Ndeshja e dytë zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” dhe aty nevojitet përkrahja e krejt qytetit.