Rahoveci e pret Borean të mërkurën në Gjakovë në ndeshjen e dytë nga seria e tri ndeshjeve në shtëpi.

Trajneri Bujar Loci urdhëroi që stërvitjet të zhvilliohen në Gjakovë para ndeshjes që zhvillohet nesër po në Gjakovë dhe që është testi më serioz para derbit ndaj Yllit këtë fundjavë.

Rahoveci24 mëson se ekipi e ka për obligim që të triumfojë ndaj Boreas para derbit ndaj Yllit në përpjekjet e fundit për vendin e tretë për të shmangur Prishtinën në Playoff.

Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00 të mërkurën. /Rahoveci24/