Rahoveci i është kthyer fitoreve duke mposhtur në Gjakovë skuadrën e Lipjanit me rezutlat 88-66.

Skuadra “Vreshtare” krijoi epërsi prej 20 pikësh qysh në çerekun e parë duke përfunduar dilemën e fituesit.

Në vazhdim të takimit për vendasit u inkuadruan edhe talentët si Visar Ejupi, Altin Selmancena, Edmir Raba dhe Endrit Krasniqi e Bardhi Rexha, me këtë të fundit që shënoi 10 pikë.

Më efikasi ishte Arian Qallaku me 23 pikë i përcjellë nga Minnis që realizoi për pak triple double me 23 pikë 11 kërcime dhe 9 asistime.

Rahoveci kështu me vetëm një humbje e gjashtë fitore mban pozitën e dytë në tabelë, prapa Prishtinës, ndaj të cilit ekip pësoi humbjen e parë pak ditë më parë. /Telegrafi/