Rahoveci ka pësuar me rezultat 4-0 nga Istogu në ndeshjen miqësore përgatitore të zhvilluar në fushën me bari sintetik në Brestovik.

Ndikoi përgatitja fizike e Istogut që ishte më e mirë dhe mungesat e Hamëz Merxhës dhe Hamid Mullabazit ndikuan në këtë rezultat.

Kjo për Rahovecin është humbja e dytë në miqësore.

Rahoveci vazhdon stërvitjet të shtunën nga ora 12:00 në sallën e shkollës së mesme Xhelal Hajda – Toni.