KB Rahoveci pas aventurës shumë të suksesshme në Kupë, do të rikthehet në Superligë ku secila ndeshje është sikur finale.

E para prej serisë së tri ndeshjeve është sfida ndaj Prishtinës.

Diferenca në kualitet me klubin që e fitoi Kupën e Kosovës është mjaft e vogël, kur dihet se mezi mposhti Bashkimin, ndërsa këta të fundit mezi eleminuarn Rahovecin pas një gjysmëfinale shumë të luftuar.

Bujar Loci mori përgjegjësinë pas disfatës nga Bashkimi, por burime brenda klubit bëjnë të ditur se Loci e ka obligim që të mposhtë Borean dhe Yllin, kurse është vet trajneri pejan që po tenton të bindë lojtarët se një fitore mund të arrihet edhe ndaj Prishtinës.

Lojtarët janë rikthyer në stërvitje të hënën dhe janë motivuar. Madje amerikani Mark Ëilliams ka refuzuar të japë deklaratë pasi që ka thënë se deklaratën e tij do ta japë në parket ndaj Prishtinës. Ëilliams ka vuajtur që të përmbushë potencialin e tij, sidomos në sulm dhe ndeshja e ringjalljes për të mund të jetë pikërisht ndaj Prishtinës.

Edhe lojtarët tjerë janë të motivuar dhe janë të vetdishëm se Prishtina thjeshtë e ka emrin që peshon dhe dallimi nuk është I madh në kualitet.

Ultras Vreshtarët po ashtu pritet që të udhëtojnë në Gjakovë në ndeshjen që zhvillohet të dielën, kurse nevojitet ndihma nga qytetarët të cilët po ashtu duhet të udhëtojnë për të përkrahur ekipin, e ku klubi ka kompensuar shpenzimet e rrugës duke lejuar hyrjen falas për të gjitha ndeshjet si vendas.

Vet klubi ka filluar një fushatë ku seria prej tri ndeshjeve rresht në shtëpi konsiderohet si një festë, por më shumë se një festë këto ndeshje pritet të jenë përcaktuese për fatin e skuadrës dhe pretendimet për playoff, kur dihet që një arritje e tillë do të ishte sensacionale dhe spektakolare, e po ashtu protesta më e madhe sepse pa palestrën tonë dhe me buxhet minimal një sukses I tillë do të ishte I jashtëzakonshëm, e pa dyshim se Gjakovën duhet ta bëjmë sikurse po ta kishim palestrën tonë, të stërmbushur ndaj Prishtinës, Boreas së papërshtatshme dhe Yllit në derbin regjional i cili është edhe dueli direkt për vendin e tretë dhe të katërt që çon në playoff.

/Rahoveci24/