KB Rahoveci ka transferuar Rron Ukajn, MVP të kampionatit evropian U-18.

Lojtari më i mirë i kampionatit evropian ku Kosova u shpall kampione në divizionin C ka vendosur t’i bashkohet Rahovecit.

Burime të Rahoveci24 konfirmojnë se negociatat ishin të vështira dhe 17 vjeçari ka pasuru oferta edhe nga Bashkimi dhe Rahoveci, por se u bind nga serioziteti i klubit dhe qyteti.

Rron Ukaj është lojtar i pozitës 4 dhe u shpall lojtari më i mirë i kampionatit evropian të divizionit C, kurse deri tash ishte lojtar i Pejës.

Ukaj pritet të jetë atraksion i madh për publikun e Rahovecit, pasi njihet për ngulitjet spektakolare dhe stilin e lojës si LeBron James.