KB Rahoveci ka konfirmuar dy transferime të mëdha në prag të fillimit të sezonit të ri.

Klubi vreshtar ka konfirmuar transferimin më të ri, James Stanback.

Stanback është 198 centimetra i gjatë dhe luan në pozitat 3 dhe 4, kurse shton kështu gjatësinë në klubin Vreshtar.

Po ashtu është konfirmuar nënshkrimi me Ron Grapcin, një prej talentëve më të mëdhenj që arrin nga Peja dhe u bashkohet pejanëve tjerë.

Kohë më parë vazhduan bashkëpunimin me klubin edhe zëvëndëstrajneri i përfaqësueses A, Bujar Loci dhe Arian Qallaku.

Edhe Muhamed Hasani ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me klubin Vreshtar.

Me Rahovecin kanë vazhduar edhe talentët e rinj si Indrit Krasniqi, Altin Selmancena, Bardh Rexha e të tjerë talentë.

KB Rahoveci vazhdon të jetë një prej pretendentëve për playoff duke qenë skuadra e vetme pas Prishtinës që ka konsoliduar skuadrën.

Kujtojmë se Rahoveci arriti playoffin sezonin e kaluar, edhe pse pa palestër, në mesin e shumë premtimeve politike për përfundimin e objektit gjatë këtij viti. /Telegrafi/