Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli gjatë ditës së dytë të fushatës për Prishtinën i është refuzuar përshëndetja nga qytetarët.

Veseli nuk ka marrë veç shtrëngim duarsh nga qytetarët siç rëndom jemi mësuar t’i shohim në fotot e postuara në rrjetin social të tij apo të partisë që udhëheq ku pasqyrohet se pritet me dashamirësi nga qytetarët.

Një i moshuar teksa Veseli me kandidatin e PDK-së për Pishtinën Lirak Çelaj po vizitonin bizneset nëpër kryeqendër, një i moshuar nuk ia shtrinë dorën Veselit.

“Ikë se fet e keni bo”, ia ka kthyer plaku Veselit duke mos ia dhënë dorën.

Ndonëse plaku ka nisur të ecë rrugës së tij, truproja e Veselit e ka ndjekur pas duke kërcënuar dhe shtyrë plakun. /Zëri.info/