KALLXO.com ka publikuar sot në mëngjes një video ku shihet dy zyrtar policor të cilët tërheqin zvarrë një person duke e nxjerrë nga vetura e tij.

Hajdar Sahiti nga Rahoveci pas publikimi të videos, ka rrëfyer për KALLXO.com se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

I gjithë rasti sipas tij ka filluar me ndalimin e një punëtori të tij nga ana e policisë.

“Derisa ishte koha e pauzës, e ka ndalë polici Amir Mushla një punëtor timin dhe ja kishë marrë dokumentet, edhe kur shkova unë të punëtorët i pash krejt së bashku, edhe i thash çka është problem edhe me tregun që e ka ndalë policia dhe ja ka marrë dokumentet”, ka treguar Sahiti.

 

Ai ka vazhduar të tregoj ngjarjen se si ka shkuar të takohet me policin në fjalë për të biseduar me të.