Arena “Mizahir Isma” pas 12 vitesh nga vënia e gurthemelit po finalizohet.

Presioni i madh nga sukseset e KB Rahovecit dhe organizimi i Final 8 ka alarmuar institucionet që ta bëjnë gati me kohë palestrën për zhvillimin e ndeshjeve të Kupës, organizim historin ky në Rahovec.

Ndriçimi është vendosur, ndërsa semaforët kanë arritur.

Qytetarë të shumtë po vizitojnë palestrën dhe kanë shprehur brengën e tyre për cilësinë e punimeve, ku vërehen çarje në tribuna.

Një qytetar ka dërguar foto nga tribuna, ndërsa një tjetër ka shprehur shqetësim për cilësinë e parketit.

“Sipas kësaj forme të punës, palestra do të prishet pas 2 vitesh”, deklaron një qytetar në kushte anonimiteti.

Final 8 fillon më 28 shkurt dhe palestra pritet të jetë gati për zhvillimin e ndeshjeve, më pas duhet të punohet edhe në disa detaje dhe përfundimisht të bëhet pranimi teknik.

Arena “Mizahir Isma”, pritet të jetë fortesë e klubit drejt kualifikimit në finale, më pas edhe në playoff.