KB Rahoveci do të udhëtojë të shtunën në Ferizaj për t’u përballur nga ora 20:30 ndaj Z Mobile Prishtinës, pasi klubi kryeqytetas vendosi kështu me arsyetimin se Pallati i Rinisë është i zënë me aktivtete tjera.

Z Mobile Prishtina mposhti klubin më të madh rumun, Steaua Bukureshti të mërkurën.

Por, kjo nuk lë prapa super ekipin e Rahovecit që edhe pse është outsajder, nuk ka çka të humbë në këtë ndeshje pos ta rruajë serinë e pamposhtshmërisë.

Edhe Rahoveci edhe Prishtina kanë nga 5 fitore pa asnjë humbje dhe skuadra që fiton mban pozitën e parë pas të shtunës.

Luten studentët, bashkëqytetarë me banim në Prishtinë dhe individët privat me mundësi që masovikisht të mbushin Ferizajn dhe të mos ndalen nga vendimet e Prishtinës ku do ishin qindra rahovecian në përkrahje.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:30.