Prishtina ka dështuar ta deklasojë Rahovecin në një ndeshje të zhvilluar në Ferizaj, duke fituar vetëm me rezultat 107-86 edhe pse u paraqit me lojtarët e Europe Cup, të cilët mposhtën kampionin e Rumanisë, Steaua Bukureshti pak ditë më parë.

Prishtina e frikësuar nga Rahoveci la pa i inkuadruar kampionët e vitit të kaluar si Tmusic e Morina të cilët nuk po e shohin më parketin me sy.

Kështu, ekipi kryeqytetas me në krye selektorin e Kosovës të frikësuar inkuadruan lojtarë të kalibrit evropian dhe formacionin multi milionësh që luan në Evropë si Dardan Berisha, Khalid Boukichou dhe Mayfield.

Në anën tjetër Rahoveci me të gjitha forcat dhe shumë tifozë që udhëtuan duke mos i penguar zhvendosja e ndeshjes, provoi dhe bëri më të mirën duke mos arritur ndonjë rezultat më të mirë ndaj formacionit multi milionësh të Prishtinës që dështoi të arrinte synimin e vet – deklasimin e Rahovecit.

Më i miri te Rahoveci ishte Minnis me 23 pikë, kurse te Prishtina ishte Dardan Berisha me 21 pikë të realizuar.

Rahoveci kështu pëson humbjen e parë të sezonit, pas pesë fitoreve të arritura dhe mban vendin e dytë prapa Prishtinës. /Rahoveci24/