Presidenti i Z Mobile Prishtinës, Blerand Stavileci, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj popullit rahovecian pas finales së madhe të basketbollit.

Edhe para ndeshjes Stavileci u shpreh me fjalë të mëdha për Rahovecin, por duket se publiku rahovecian me kulturë  dhe pritjen ndaj klubit nga kryeqyteti ka treguar shembull të jashtëzakonshëm sportiv.

Në një prej komenteve në rrjetet sociale, Stavileci ka thënë fjalë të mëdha për pritjen e Rahovecit.

Sipas tij federata është dashur ta ndajë edhe një Kupë për Rahovecin.

“Organizimi dhe pritja më e mirë deri sot. Ju lumte 1000 here. Na edhe Plisat gjithmonë kemi me ju përkrahë. Me pas qenë si FBK (federata) dje i kisha nda dy kupa. Sinqerisht!”, ka shkruar Stavileci.

Rahoveci organizoi mbrëmjen më të madhe të basketbollit me rekord 4500 prezent dhe një show të pa parë në vendin tonë të realizuar nga menaxheri i Final 8 Kupës, Fidan Rama dhe ekipi i tij nga KB Rahoveci.