Raportohet se disa ditë pas rreshjeve të mëdha të borës, të gjitha rrugët kryesore janë pastruar dhe janë të kalueshme në komunën e Rahovecit.

Në orët e mbrëmjes pritet të bëhet edhe shpërndarja e kripës.

Aty ku është infrastruktura më e papërshtatshme është e vështirë që të bëhet pastrimi.

Pastrimi dje është bërë deri në ora 01:00 pas mesnatës, ndërsa ekipet e Eko Regjionit janë në teren nga ora 04:00 e mëngjesit.

Tashmë ka filluar puna për pastrimin e trotuareve.

/Rahoveci24/