Rahoveci si gjithmonë është bartës i ndryshimeve të mëdha në vend dhe koncepteve të reja moderne, kalimit nga tradicionalja në moderne dhe gërshetimin pse jo gërshetimin e të dy këtyre epokave.

Shumë shpejt fillon punën Armada, një vend, ku mund të gjeni gjithçka – rehatinë, qetësinë, shijen perfekte të një kafeje evropiane në mes të Rahovecit, stilin, estetikën dhe ndjesinë e ekskluzivitetit.

Armada është më shumë se sa një emër, është një armatë e profesionistëve të fushës së gastronomisë, hair stylingut dhe estetikës.

Shtëpia e madhe Armada do të jetë e përbërë nga dy pjesë të mëdha:

1. Risia e madhe – pjesa e komoditetit ekskluziv, shijes unike të kafesë

Ndryshimi është ndjesia që pritet të sjellë ambienti i kafenesë Armada në zemër të qytetit të Rahovecit, prapa stadiumit. Në stil ekskluziv e ngjyrim special, ambienti i kafenesë do të sjellë një ndjesi fantastike në secilin çast, teksa secili detaj është i menduar në mënyrë të shkëlqyer nga profesionistë të fushës.

Secili moment në Armada Caffe do të jetë një përjetim jetësor…

2. Pjesa e hair stylingut

Dikur shtëpia e të gjithë neve Barbers Shop Hair Style me artistin Shpendim Hamza po vjen me hapësira ultra moderne në kuadër të shtëpisë Armada.

Hapësira e re për t’u përkujdesur për flokun tuaj do të përbëhet nga një komoditet i jashtëzakonshëm dhe organizim kohor i pa parë më herët në Rahovec. Mund të organizoni terminin me frizerin tuaj të preferuar dhe mbi të gjitha, mund të rezervoni kohën për të realizuar stilin tuaj të preferuar të flokëve pa humbur kohë në pritje me artistin më të njohur në vend dhe rajon, Shpendim Hamzën.

Pikërisht, artisti jonë i flokëve do të vijë me këndin e veçantë “artist corner” ku përkujdesja për dukjen tuaj do të jetë maksimale dhe më e lehtë se asnjëherë tjetër në një organizim të veçantë kohor, me aparaturën më bashkëkohore.

Në mbarë Kosovën është hera e parë që shpaloset një koncept i tillë dhe Rahoveci edhe një herë po dëshmohet bartës i ndryshimeve dhe trendeve të kohës. /Rahoveci24/