Kasim Haxhimurati lindi më 11 Janar të vitit 1960 në Rahovec, doli nga një familje mesatare por me shumë respekt në komunën e Rahovecit. Si djali më i madhë i familjes, që nga mosha e re filloi të barte barrën e familjes së babait Muharrem Haxhimurati, mësimet e para i mori në shkollën fillore në Rahovec duke qenë një nxënës i dalluar në mësime, por gjithmonë duke treguar karakterin e tij të një patrioti të vërtetë Shqiptar duke kundërshtuar profesorët në mësimet e historisë së Kombit tonë.

Gjatë vijimit të shkollës së mesme në Rahovec ai suspendohet disa herë nga shkolla marrë parasysh aktivitetet e tij që tanimë kishin filluar të merrnin hapa konkret rreth cështjes kombëtare. Kjo rrugë e tij e atdhe-dashurisë nuk u ndal as kur Kasimi largohet nga Rahoveci për të vazhduar jetesën studentore në Prishtinë, atje ai fillon studimet në Universitetin e Prishtinës në fakultetin ekonomik. Edhe këtu në Universitet ai fillon të përballët me profesorë që ishin kundër ngritjes së kauzës Shqiptare për clirim dhe bashkim me Shqipërin por Kasimi sërrish nuk ndalet duke organizuar bashke me shumë shokë të tjerë Demostratat e vitit 1981 në Prishtinë, këtu ai kishte marrë tashmë një rrugë që nuk kishte kthim, një rrugë që nuk dihet se ku do të mbarronte dhe si.

Në Mars të vitit 1982 Kasimi Arestohet në vreshtat e Rahovecit në Hamovac duke i ndihmuar babait të tij Muharrem Haxhimurati, njëherit menjëher pas kësaj familjarët e Kasimit të cilët gjendeshin në shkollime në qytetin e Rahovecit privoheshin nga mësimet, duke u suspenduar dhe shumë padrejtësi të tjera. Pas kësaj paneli Gjyqësor Yugosllav dënon Kasimin me 6 vite burg njëherit dënohen edhe shokët e tij të grupit të cilin kishin krijuar. Kështu që nga ajo ditë Kasimi fillon të vizitoj burgjet Yugosllave duke u zhvendosur nga njëri burg në tjetrin duke takuar shumë shokë të idealit, kohën më të madhe kalon në burgun e Mariborit. Këta shokë të cilët Kasimi i kishte njohur edhe më parë do ti takonte edhe më shpesh pas daljes nga burgu. në vitin 1985 Kasimi viziton familjen të cilët kishte kohë pa i parë. Kasimi lirohet nga burgu në vitin 1986 duke vuajtur kështu vetëm 4 vite burg për shkakë të sjelljeve jo-konfliktuoze dhe lehtësimet tjera që ishin bërë.

Kasimi rikthehet në vendlindje duke kaluar një jetë të vështirë UDB tashmë e kishte vënë në përcjellje cdo lëvizje të tij njëherit i kishin prerë cdo rrugë jetese, por duke mos u dorëzuar Kasimi vazhdojë të mbajë kontakte me shokët e idealit duke kryer punët që kishin për detyrë, pas kësaj ai fillon të marrë rrugë për në mërgim ashtu si shumë shokë të idealit edhe Ai vendoset në Zvicër, aty ai menjëher bie në kontaktë me shokët që kishte takuar në Kosovë, tashmë edhe kauza Shqiptare ishte më pranë perendimorëve, Kasimi me shokë të tjerë themeluan Lëvizjen Popullore të Kosovës, lëvizje kjo e cila themeloi edhe Ushtrinë Clirimtare të Kosovës. Në fund të vitit 1992, zemra e madhe e Kasimit ishte ndarë në gjysmë pas lajmit që morri për vdekjen e babait të tij të cilit nuk mund ti rrinte afër as ditët dhe muajt e fundit pas sëmundjes së rëndë të Kancerit. Duke mos pasur mundësi të kthehej në vendlindje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Babait atij edhe më shumë iu shtua energjia për lirinë e popullit Shqiptar, që gjeneratat e së ardhmes të mos ballfaqohen me probleme të njëjta si Ai.

Gjatë viteve 92-97 Kasimi gjendej kudo në Kroaci, Slloveni, Zvicër, Shqipëri, Maqedoni, Gjermani duke zhvilluar dhe zgjeruar rrjetën e Lëvizjes Popullore të Kosovës. Pas fillimit të luftës kohën më të madhe kaloi në kufirin Shqiptaro-Shqiptar bashke me Komandant Plakun – Xheladin Gashi duke ndihmuar me furnizim me armatim dhe logjistikë dhe duke shtuar djem dhe vajza në rradhët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Gjatë luftimeve ai veproi edhe në pjesë të Hasit në zonën e Vrrinit dhe Canaj herë pas here duke marrë rrugë në drejtim të Kleckës dhe Dragobilit të Malishevës. Pas përfundimit të luftës dhe fitores së idealit të tij që datonte që nga fëmijëria e tij në vitin 1999 kthehet në vendlindje për të takuar nënën e tij Sadije që kishte lot 8 vite pa e parë, nëna e tij e cila gjithmonë ishte krenare me djalin e saj që kishte dedikuar jetën popullit Shqiptar tashmë i ishte ringjallur jeta, tani jeta e saj kishte marrë kuptim pas gjithë atyre vështirësive, po në këtë vit Kasimi ishte nje nder organizatoret ne demostratën e fundit masovike në komunën e Rahovecit kundër forcave Ruse që ishin vendosur gjithandej Komunës. Demostratë e cila kishte arritur qëllimin duke zvogëluar dukshëm numrin e forcave Ruse në Komunë duke mos kaluar 1 vjet dhe të gjtha forcat Ruse të largoheshin nga Komuna e Rahovecit.

Vlenë të përmendim disa ngjarje Historike në të cilat morri pjesë Kasimi si: – Organizimi i Demostratave 81, Themelimi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Themelimi i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Themelimi i fondit Vendlindja thërret, pjesmarrja prapa skene në Kongresin e Rambuje’së, Organizimi i Demostratave 99′ në Rahovec dhe Themelimin e Partisë Demokratike të Kosovës pjesëtar i së cilës ishte anëtar deri në ditën e fundit te jetes se tij me 07/09/2013.

LAVDI TE GJIHTE ATA QE KONTRIBUAN PER KET LIRI.