Të enjtën do të zhvillohet përballja e radhës në Superligë që nuk është e zakontë për Rahovecin.

Janë dy portierët nga Rahoveci, ish gardianët e KF Rahovecit të dalë nga akademia e klubit, Besnik Shehu dhe Kenan Haxhihamza që do të sfidojnë njëri tjetrin.

Është Gjilani që të enjtën nga ora 14:00 pret Flamurtarin (transmetohet në Supersport) dhe ku natyrisht se zhvillohet përballja e radhës mes dy portierëve nga qyteti jonë.

Ata ende nuk janë prononcuar, ndonëse kurreshtja është e madhe në qytetin e Rahovecit për këtë përballje.

Shehu mbron portën e Flamurtarit dhe është startues për ekipin që do të ketë problem të fitojë të enjtën, kurse Haxhihamza si portier i Gjilanit është favorit për sfidën që zhvillohet pikërisht në Gjilan. /Rahoveci24/