Është pensionuar në moshën 65 vjeçare legjenda e gjallë e arsimit, profesori i edukatës fizike.

Hamëz Korenica edukoi dhjetëra gjenerata të tëra,  ndërsa do të mbahet mend për rezistencën e tij në vitet kur regjimi serb ndaloi mësimin, por që këtë ai e refuzoi ta bënte duke funksionalizuar arsimin edhe në kohën më të vështirë nëpër shtëpi, vetëm e vetëm që të edukoheshin brezat edhe pse ishte i shumëkërkuar nga regjimi serb pikërisht pse si drejtor refuzoi ndërprerjen e mësimit.

Ai vazhdoi kontributin edhe pasluftës si në arsim ashtu edhe në sport.

Ndërkaq në vitet e hershme ishte edhe pjesë e KF Rahovecit.

Hamëz Korenica u përshëndet nga miq e kolegë në formë të organizuar me rastin e 65 vjetorit dhe kështu edhe pensionimit të tij.