Djali i Rahovecit, Muharrem Vuçitërna, që të gjithë e njohim si Muki, pas shtatë ditëve në koma, i është kthyer vetëdija dhe ndodhi kjo pikërisht në vizitën e familjes së tij që mes shumë përpjekjesh arriti të shkojë në SHBA.

Muki pësoi dy ditë para ditëlindjes së tij të 27-të një aksident tejet fatkeq, ku teksa po merrte gjësende nga bagazhi i tij, nga prapa në një rrugë një kahore u godit prej një veture që po drejtohej prej një femre ende të panjohur, duke e shtypur Muharremin në mënyrë tronditëse dhe duke ja rrezikuar jetën.

Mjekët në SHBA bënë ç’mos ta shpëtojnë Mukin, dhe ata ja dolën, e pas shtatë ditve në koma dhe disa operacioneve të mundimshme, ata arritën që t’ia kthejnë vetëdijen.

Ndodhi jo pikërisht në vizitën e familjarëve të tij të ngushtë, të cilët me shumë vështirësi arritën që të udhëtojnë drejt SHBA-ve që të vizitojnë djalin e tyre, e lumturia shihet në fytyrat e të gjithëve pas rastit tragjik që ndodhi, epilogu i të cilit ka mundur të jetë edhe më i tronditës.

Muki vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, pasi që këmba e tij e cila u shtyp në përplasjen mes dy veturave rrezikon të infektohet dhe ai pritet që t’u nënshtrohet së paku edhe 7 operacioneve të cilat janë secili më i kushtueshëm se tjetri.

Shoqëria e komuniteti shqiptar në SHBA, ashtu sikurse i gjithë Rahoveci ka kontribuar ditëve të fundit në linkun e GoFundMe (kliko këtu), e ku 555 njerëz kanë mbledhur gjithsej 60 mijë dollarë.

Muki do ta ketë një rikuperim të vështirë, të mundimshëm dhe shumë të gjatë, i cili vetëm sa ka filluar dhe ai vështirë se do të mund të punojë një kohë të gjatë, andaj secili cent ja rikthen buzëqeshjen e dikurshme e cila hijeshonte qytetin në vizitat e tij në Rahovec.

https://www.gofundme.com/help-muki-fight-through

/Rahoveci24/