Në Kosovë, mbrëmë kanë filluar reshjet e borës.

Edhe nga Instituti Meterologjik i Kosovës, për këtë javë kanë parashikuar temperatura të ftohta të përcjellura me reshje bore.Java e parë e pranverës do të filloj me kushte tjera meteorologjike.

Si pasojë e masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit do të kemi rënie në fushat termike. Krahas kësaj situate meteorologjike do të ketë edhe reshje kohë pas kohe të shiut dhe borës.

Deri në mesin e javës minimalet do të shënojnë vlera negative, ndërsa nga dita e enjte parashihet të ketë ngritje të lehta të temperaturave maksimale.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-12m/s.