Ishte thënë se serbët kanë penguar dhe kanë ndaluar xhirimet e videoklipit të ri të Labinot Rexhës.

Por, producenti i videoklipit nga kompania artvision, Taulant Pallqa, ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se ai nuk i ka ndërprerë asnjë moment xhirimet përkundër pengesave dhe kërkesave të serbëve.

Ai madje ka konfirmuar se klipi do të lansohet me pamje nga kjo pjesë që është pjesa e vjetër e qytetit të Rahovecit dhe kjo ishte arsyeja e përzgjedhjes së lokacionit jo fakti se aty jetojnë komuniteti serb.

“Nuk ka qenë qëllimi jonë të zgjedhim lagjen e komunitetit të serbëve, por sepse është lagje e vjetër e qytetit. Ka objekte të vjetra dhe na është dashur të kthehemi në kohë për këtë videoklip, andaj kjo ka qenë përzgjedhja për sheshxhirime”, tregon Pallqa për Klan Kosova.

Videoklipi i ri i Labinot Rexhës me motive tradicionale e titulluar “Çika e Babës” pritet të publikohet sot në orën 18:00. /Rahoveci24/