KF Rahoveci pas angazhimit të trajnerit Genc Tamniku javën e kaluar tashmë ka angazhuar si zëvendëstrajner ish futbollistin e mirënjohur Rahovecas, Orhan Hoxha.

Orhan Hoxha në karierën e tij si futbollist ka luajtur për KF Besën dhe KF Rahovecin, gjeneratat pak më të vjetra e njohin “Orkin” për precizitetin e tij nga gjuajtjet e lira si dhe aftësinë për driblim që kishte, Orki gjatë karrierës së tij si futbollist ka shënuar disa herë gol nga goditja nga këndi dhë këtë e ka bërë me KF Rahovecin.

Kryesia e klubit si duket e ka marr seriozisht punën për të nxjerë skuadrën nga kriza që ka kapluar këtë edicion KF Rahovecin, shkruan RahovecPost.