Mendimtari Daut Demaku para disa ditësh bëri bujë me deklaratën e tij se hudhra nga Rahoveci mund të shëronte ose mbronte njerëzit nga infektimi me koronavirus. Të paktën kështu raportuan disa mediume.

Por, megjithatë, një lidhje me hudhrës [jo nga Rahoveci domosdo] dhe koronavirusit e kanë bërë edhe shumë njerëz në rrjetet sociale ndërkombëtare.

Madje, lajmi se hudhra kishte mundësi të shëronte dhe mbronte nga koronavirusi u bë aq i madh, sa u desh që Organizata Botërore e Shëndetësisë të reagonte për rastin, shkruan Periskopi.

Në pyetjen se “A mundet që hudhra të parandalojë infektimin me koronavirusin e ri?

Përgjigjja në këtë pyetje është si vijon: “Hudhra është një ushqim i shëndetshëm që mund të ketë disa vlera anti-mikrobiale. Sidoqoftë, nuk ka asnjë evidencë se ngrënia e hudhrës mund të mbronte njerëzit nga koronavirusi i ri tashmë i njohur si Covid-19.” /Periskopi