Final 8 ka përfunduar për klubin tonë dhe sytë e adhuruesve të basketbollit e gjithë qytetit janë kthyer kah klubi dhe trajneri për ndryshimet eventuale në skuadër.

Teksa ende mbizotëron heshtje rreth intervenimeve eventuale në rosterin e ekipit, klubi duhet ka bërë një hap pozitiv duke konfirmuar besimin në strategun Marjan Ilievski.

Klubi pushin 3 ditë, teksa në fillim të javës tjetër i kthehet stërvitjeve përpos basketbollistëve që janë ftuar në përfaqësuesen e Kosovës.

Përgatitjet pritet të jenë serioze, pasi kalendari për 4 ndeshjet e ardhshme është i frikshëm.

Aksionit i kthehemi në Ligën Ballkanike më 26 shkurt në shtëpi ndaj Rozhajës ku me fitore do bënim hap gjigant drejt Final 4 të kësaj gare.

Pas mësaj ndeshje më 1 mars na pret dueli tjetër në shtëpi tejet i vështirë ndaj Ponte Prizrenit.

Pas këtyre dy takimeve në shtëpi kemi dy ndeshje mega derbi në udhëtim – dy sfida super të vështira, ku fillimisht më  8 mars i shkojmë Pejës në “Karagaq”.

Ndërkaq më 15 mars ekipi sërish udhëton, kësaj radhe në Prishtinë për t’u përbalkur me kryeqytetasit të cilët i kemi mposhtur tashmë 3 herë në kampionat këtë sezon.

KB Rahoveci pas zhgënjimit në Kupë mbetet në 3 gara për trofe – Kupën Mbarshqiptare, Ligën Ballkanike dhe garën më të rëndësishme, Superligën e Kosovës.