Edhe pse ka vite që ka derdhur mijëra euro personale të tij për të mbajtur gjallë klubin e KB Rahovecit, ai duket se nuk e ka ndërmend të ndalet.

Bëhet fjalë për Alban Ramën, drejtorin sportiv të KB Rahovecit, i cili tash duke se po ndihmon edhe klubet tjera financiarisht për t’u ringritur.

Është klubi i hendbollit KH Rahoveci që me anë të një komunikate ka falënderuar Alban Ramën për kontribuin, i cili si një sportdashës i madh ka siguruar fanellat e sezonit të ri për klubin e Hendbollit.

Duket se klubet e qytetit do të mbështeten dhe do të punjnë së bashku që të korin sa më shumë suksese.

Kujtojmë se Hendbolli u kthye të luhet në Rahovec pas më shumë se një dekade për herë të parë nga paslufta në palestër të mirëfilltë. /Rahoveci24/