Hardh Fest po vjen unik dhe promovues si gjithëmon.

Një nga emrat e shumtë ndërkombëtarë dhe vendor që këtë vit do të performojn “Me pamje kah vneshta” në Hardh Fest është syper ylli i muzikës Progressive House nga Amsterdami, NOUVEABEATS.

I njohur ndërkombëtarisht, NOUVEABEATS, ka performuar në skena të mëdha të muzikës si në Belgjikë, Francë , Spanjë, Angli, Greqi, Suedi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me yje të njohur si Afrojack, Arty, Bassjackers, Bingo Players, Carnage, Chuckie, Don Diablo, Dubvision, DVBBS, Firebeatz, Hardwell, Helena, Laidback Luke, Nicky Romero,James & Ryan Marciano etj.

Në skenën e madhe n’Konak të “Hardh Fest 2018” do të jetë një nga emrat kryesor të edicionit të XVII të këtij brendi që tashmë është një nga festat më të mëdha dhe më origjinale në vend.

Në ditët në vazhdim “Hardh Fest” do të publikojë edhe emrat e artistëve të tjerë ndërkombëtar dhe vendor dhe lista është e gjatë e me emra të cilët kanë lënë gjurmë në industrinë e muzikës dhe krejt këtë magji do të mund ta perjetoni të gjithë, pasi qe të gjitha Koncertet janë Gratis, pa pagesë për hyrje.

Këtë vitë, datat 7, 8 dhe 9 shtatorë janë të rezervuara për Hardh Fest 2018. Hardh Fest 2018, organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës z.Smajl Latifi si dhe partner I festivalit Stone Castle.

Një gotë verë, shijon më shumë …Me Pamje Kah Vneshta !

*Të bashkangjitur mund ta gjeni edhe vizualin e Hardh Fest dhe NouveaBeats, i cili i bashkohet arrtikullit, si dhe disa linqe të performancave të NouveaBeats.