Klubi basketbollistik, KB Drita, në mënyrën më të ulët dhe më të pistë të mundshme ka fyer qytetin e Rahovecit dhe ka kërcënuar klubin e Rahovecit në basketboll.

KB Drita me anë të një postimi në faqen zytare ka reaguar ndaj bujës së madhe të KB Rahovecit nëpër media, pasi që nuk ka asnjë humbje këtë sezon.

KB Drita ka vetëm një humbje në Ligën e Parë dhe këtë humbje ia shkaktoi pikërisht klubi i qytetit tonë në mënyrë spektakolare, ku edhe Besnik Sharku bëri një nguitje spektakolare e cila ka mbetur ende në kujtimet e gjilanasve.

Ata kanë fyer në kulturën dhe gjuhën tonë, madje ata edhe kanë kërcënuar para ndeshjes që zhvillohet shumë shpejt në Gjilan, shkruan Rahoveci24.

Duket se KB Drita e Gjilanit nga frika e madhe se do të mposhtet sërish nga KB Rahoveci po përdor lojëra të ndryshme psikologjike dhe po tenton të futë frikë me kërcënime ndaj lojtarëve të Rahovecit, të cilët me shumë mund sikur luana janë duke mbrojtur nderin e qytetit tonë, e duke bërë krenarë Rahovecin, vendin e traditës dhe kulturës e të sportit.
kb drita