Në një ambient të thjeshtë, por gjallëri e optimizëm hapet të martën, Simple Bar.

Tashmë është konfirmuar se Julius Meinl do jetë kafeja që do shërbehet në secilin filxhan unik pos atraksionit të vet ambientit.

Premium brendi i kafesë vieneze me traditë tre shekullore vjen në filxhanat unik që thuhet se do servohem me shumë dashni dhe me një befasi.

“Po, secili filxhan do servohet me dashni dhe thjeshtësi… por edhe me një befasi. Duam që secili të ndihet pozitivisht për jetën dhe tē ofrojmë ambient të pranueshëm për të gjithë. Kemi siguruar brendim vienez Julius Meinl që vjen për herë të parë në Rahovec. Jemi nisur për diçka Simple, por mendoj se rezultati është artistik. Nga e marta në mëngjes Simple do jetë hapur”, theksoi themeluesi i Simple, Leonard Mezini.

Simple bar gjendet mes shkollës Xhelal Hajda Toni dhe palestrës në rrugën Gëzim Hamza.