Të mërkurën do të transmetohet emisioni i ri “Perspektiva” ku do të flitet ekskluzivisht për festivalin HardhFest.

Emrullah Spahiu i cili është drejtor i HardhFest është i ftuar i radhës i emisionit “Perspektiva”.

Ai do të përgjigjet në pyetje konkrete për HardhFest, festivalin e rrushit dhe të verës të ri-konceptuar nga viti i kaluar.

A ishte sukses edicioni i parë i HardhFest? A janë arritur synimet që kanë pasur drejtuesit e festivalit? A do të mbahet sërish HardhFest? Cili do të jetë programi i HardhFest? Cilat do të jenë risitë?

Çka thotë Emrullah Spahiu për çmimet astronomike të bizneseve në HardhFest, dhe përse është zhvendosur jashtë qytetit? Këto dhe shumë tema të tjera të rëndësishmë për HardhFest, të mërkurën nga ora 20:30 në emisionin “Perspektiva”. /Rahoveci24/
emrullah 1