Librat e MASHT të hedhura në tokë Libri është padyshim thesari më i çmuar për të pasuruar botën e brendshme të njeriut, veçanërisht për të kultivuar vlera të dijes dhe qytetarisë.

Por tek fëmijët rëndësia e tij rritet akoma më shumë. Sepse të lexuarit ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin mendor të fëmijës. Është libri ai që nxit imagjinatën e fëmijës dhe e bën mendjen e tij të jetë më kreative dhe aktive.

Duke u bazuar në vlefshmërinë e librit, Ministra e Arsimit ka siguruar qindra mijëra libra falas për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulët në tërë territorin e Kosovës. Në vitin 2017, MASHT mori vendim që për nxënësit e klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë të shfrytëzohen tekstet e gjeneratës paraprake.

Ndërsa për nxënësit nga klasa e para deri në klasën e gjashtë të bëhet sigurimi i teksteve falas. Një lexues i rtv21.tv ka dërguar disa fotografi nga shkolla e mesme e ulët “ Skender Kastrati” në fshatin Malësi e Vogël në Rahovec, ku shihet se librat e nxënësve që kanë përfunduar shkollën ruhen në mënyrë të turpshme. Shumica prej tyre janë të grisura dhe hedhura në tokë.