I riu Veton Kryeziu nga Xërxa e Rahovecit ka ndërruar jetë pas 17 dite në gjendje kome në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Siç raportohet i riu kishte rënë në komë pas kontaktit me rrjetin elektrik.

Veton Kryeziu gjatë kohës sa ishte në gjendje kome është vizituar nga reperi mitrovicas Mc Kresha.

Një familjar i Vetonit tregoi se ai është rritur me muzikën dhe aktivitetet e reperit, prandaj kishin menduar ta ftojnë Kreshnikun i cili mund të ndikonte për daljen nga koma.

Por, fatkeqësisht Vetoni pas 17 dite në gjendje kome ndërroi jetë më 19 prill, ndërsa varrimi i tij u tha se do të bëhet më 20 prill. /Telegrafi/