Basketbollisti i KB Rahovecit, Albion Metbala, u ka bërë thirrje të gjithëve që të jenë prezent në ndeshjen e parë finale të playoffit të Ligë së Parë ndaj skuadrës së konsoliduar të Dritës për këto ndeshje vendimtare.

KB Rahoveci ka nevojë për dy fitore në finalet e playoffit dhe për këtë duhet përkushtime punë maksimale, gjë që Metbala thotë se e ka bërë ekipi, pavarësisht orarit të ngarkuar.

“Mund të themi që kemki pasur punë më të lehtë me Kastriotin, pasi dihet që si ekip jemi më superior ndaj tyre dhe më të përgatitur fizikisht e në secilin aspekt tjetër. Orari për finalen e playoffit është pak i ngarkuar, duke e ditur që si ekip, kemi pasur pak pushim dhe kohë për t’u konsoliduar. Ne brenda tri ditëve kemi përfunduar gjysmëfinalet e playoffit, por lodhje nuk ndjejmë, përkundrazi, shumë vullnet dhe dëshirë për të fituar, për të arritur objektivat tanë me në krye Valentin Spaqin, trajnerin tonë”, u shpreh Metbala.

“Dueli me Dritën gjithmoën ka qenë jo i lehtë. Nuk jam në dijeni që janë rikthyer tri lojtarë në përbërbjen e Dritës, por ata nuk janë rastësisht në finale, andaj duhet të kemi koncentrimin në nivel. Drita ka ekip solid, jo superior sikur ekipin tonë, por qasja në finale është krejt tjetër dhe bashkë me këtë ndryshon natyrisht edhe qasja jonë pavarësisht dy fitoreve që kemi arritur ndaj tyre”, theksoi ai.

I pyetur se çka mendon për moton “20-0 nuk është asgjë pa Superligë” të krijuar nga Rahoveci24 në tentim motivimi për ekipin për finalen e madhe, Metbala ka një përgjigje të sinqert.

“20-0 ka qenë një etapë e jona fantastike si klub dhe si organizatë që jemi. Kemi punuar në secilin aspekt me trajnerin tonë. Patjetër që 20-0 nuk është asgjë pa Superligë. Gjithçka që kemi bërë gjatë tërë sezonit ka qenë punë për Superligë dhe rekordi nuk është i rastësishëm. Unë e them me këmbëngulje dhe siguri të madhe se ne do të garojmë vitin e ardhshëm në rangun më të lart të basketbollit kosovar”, tregon Albioni për Rahoveci24.

“Porosia ime është që të gjithë qyetarët e Rahovecit, tifozët e flaktë, dhe të gjithë të tjerë kush kanë mundësi i madh e i vogël të vijnë në përkrahje të ekipit që kla bërë një rrugëtim fantastik e të paharruar, klubit që reprezenton vendin tonë me krenari. Bashk shkojm drejt Superligës”, përfundoi ai. /Rahoveci24/